Monday, March 16, 2009

Prezantohet projekti për doganën e Muriqanit

Dogana e re do të kushtojë 1.3 milionë euro e do lejojë kalimin e mallrave mes Shqipërisë e Malit te zi

Merkure, 26 Shtator 2007 12:08:00
Dogana e re do të kushtojë 1.3 milionë euro e do lejojë kalimin e mallrave mes Shqipërisë e Malit të Zi

Shkodër- Pikëkalimi kufitar i Muriqanit në rrethin e Shkodrës do të ketë pikë doganore, duke lejuar kështu dhe transportin e mallrave në dy anët e kufirit shqiptaro-malazez. Lajmin e ka bërë të ditur dje në Shkodër, drejtori i përgjithshëm i doganave shqiptare, Përparim Dervishi. Së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera Dervishi ka zhvilluar një takim në zyrën e kryetarit të këshillit të qarkut Shkodër, Gjovalin Kolombi, në prani dhe të prefektit Maxhid Cungu. Ai ka bërë prezent vendimin për ngritjen e doganës në pikëkalimin kufitar të Muriqanit, e cila do të forcojë lidhjet e bashkëpunimin mes dy vendeve fqinjë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe do t'i krijojë mundësi biznesit për transport mallrash përmes këtij pikëkalimi. "Pas diskutimeve me grupet e interesit është bërë projekti, dizenjimi, është përcaktuar modeli, siguruar financimi dhe bërë tenderi përkatës për ndërtimin e kësaj dogane që do jetë moderne",- tha Dervishi, duke theksuar se në bashkëpunim me vendorët do të marrin zgjidhje disa probleme, si shpronësimet apo lejet e ndërtimit.

Xhulia Gros, përfaqësuese e delegacionit të Bashkimit Evropian , ka theksuar se ky projekt me një vlerë 1.3 milionë euro është projekt pilot dhe merr një rëndësi të veçantë për faktin se dogana që do ngrihet në Muriqan do të jetë e para doganë e përbashkët në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Pikëkalimi kufitar i Muriqan- Sukobinës është hapur më 28 maj 2002 dhe funksionon vetëm për kalim njerëzish në dy anët e tij. Ai ka qenë i dyti pikëkalim kufitar që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, pas atij të Hanit të Hotit, ndërsa më pas u hapën dhe dy pikëkalime kufitare, iVermoshit, i cili përdoret pak për shkak të pozicionit gjeografik dhe u shërben kryesisht banorëve të kësaj zone malore dhe i Urës së Bunës, i cili është liqenor dhe nuk ka funksionuar asnjë ditë që nga hapja e tij më 18 qershor 2006.

No comments:

Post a Comment

My Blog List

Powered By Blogger

Followers