My Blog List

Loading...
Loading...

ANAMALIT

ketu do te gjeni shum informacion dhe shume argetim NQS deshiron chat vazhdoni ne fund te faqes dh futuni ne kutin e chatit ju faleminderit

Tuesday, March 17, 2009

http://www.youtube.com/watch?v=y_HUOpCIUXU

Monday, March 16, 2009

Prezantohet projekti për doganën e Muriqanit

Dogana e re do të kushtojë 1.3 milionë euro e do lejojë kalimin e mallrave mes Shqipërisë e Malit te zi

Merkure, 26 Shtator 2007 12:08:00
Dogana e re do të kushtojë 1.3 milionë euro e do lejojë kalimin e mallrave mes Shqipërisë e Malit të Zi

Shkodër- Pikëkalimi kufitar i Muriqanit në rrethin e Shkodrës do të ketë pikë doganore, duke lejuar kështu dhe transportin e mallrave në dy anët e kufirit shqiptaro-malazez. Lajmin e ka bërë të ditur dje në Shkodër, drejtori i përgjithshëm i doganave shqiptare, Përparim Dervishi. Së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera Dervishi ka zhvilluar një takim në zyrën e kryetarit të këshillit të qarkut Shkodër, Gjovalin Kolombi, në prani dhe të prefektit Maxhid Cungu. Ai ka bërë prezent vendimin për ngritjen e doganës në pikëkalimin kufitar të Muriqanit, e cila do të forcojë lidhjet e bashkëpunimin mes dy vendeve fqinjë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe do t'i krijojë mundësi biznesit për transport mallrash përmes këtij pikëkalimi. "Pas diskutimeve me grupet e interesit është bërë projekti, dizenjimi, është përcaktuar modeli, siguruar financimi dhe bërë tenderi përkatës për ndërtimin e kësaj dogane që do jetë moderne",- tha Dervishi, duke theksuar se në bashkëpunim me vendorët do të marrin zgjidhje disa probleme, si shpronësimet apo lejet e ndërtimit.

Xhulia Gros, përfaqësuese e delegacionit të Bashkimit Evropian , ka theksuar se ky projekt me një vlerë 1.3 milionë euro është projekt pilot dhe merr një rëndësi të veçantë për faktin se dogana që do ngrihet në Muriqan do të jetë e para doganë e përbashkët në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Pikëkalimi kufitar i Muriqan- Sukobinës është hapur më 28 maj 2002 dhe funksionon vetëm për kalim njerëzish në dy anët e tij. Ai ka qenë i dyti pikëkalim kufitar që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, pas atij të Hanit të Hotit, ndërsa më pas u hapën dhe dy pikëkalime kufitare, iVermoshit, i cili përdoret pak për shkak të pozicionit gjeografik dhe u shërben kryesisht banorëve të kësaj zone malore dhe i Urës së Bunës, i cili është liqenor dhe nuk ka funksionuar asnjë ditë që nga hapja e tij më 18 qershor 2006.

SHIKONI ME SHUME FOTOGRAFI NGA AMBJENTET E BAR RESTORANT CELIKUT

Vetem 50 m pa hyre tek dogana e Muriqanit ( nga ana Shqiptare ) ne te majte te rruges, shtrihet kendshem mes gjelberimit dhe luleve mahnitese, Bar Restorant CELIKU ...
Bar Restorant Celiku, tashme i kthyer ne nje pik pushimi per te gjithe turistet shqiptare dhe te huaj qe kalojne piken kufitare, vazhdon traditen e tije te hershme, me sherbim tejet cilesore dhe te kulturuar ...
I ideuar per te pushuar kendshem, per te shijuar me embelci dhe kenaqesi gatimin e perkryer te kuzhinjerve me pervoje shumevjecare, qofte ne pisten e madhe jashte ( te mbuluar ) , qodte ne veranden e fresket, apo ne ambjentet e brendshme te ketij restoranti teper prestigjoz. Bar Restorant CELIKU ju mireperet ne cdo moment !

Kuzhine Tradicionale dhe Italiane Me specialitet kryesore si, Tave Krapi, Peshk deti dhe Peshk Bune, Mish i fresket ne te gjitha llojet e gatimit, Rizoto me futa deti, Mish ne hell, Pica .. etj
Restoranti mund te prenotohet per rasti familjare si Ditlindje, Fejesa apo gezime te tjera .. Po ashtu , prenotime mund te behen edhe per muzke me DJ.

CELIKU BAR RESTORANT ofron verera nga kantinat me prestigjoze, Vendi, Italiane, Jugosllave, Franceze etj ... Pije te ndryshme shume cilesore dhe te fresketa ....
Tek CELIKU gjeni edhe dyqan suveniresh dhe lavazh special

Parking i bollshem dhe i garantuar per me shume se 100 vende, me nje siperfaqe shum te madhe, dhe me ambjente argetimi si per shembull : Bunkjeri HISTORIK ( nje muze )

Celiku Bar Restorant - Shkodra.ws (C) 2008

Muriqan, dogana e parë e përbashkët në Ballkan

Të gjithë shqiptarët që do të shkojnë në Mal të Zi, prej vitit 2008 do të shmangin vonesat në kufi. Për ta, nuk do të jetë e nevojshme të paraqesin dokumentet e identifikimit sa në këtë anë, në anën tjetër të kufirit, pasi për herë të parë në Ballkan do të ngrihet një vendkalim i përbashkët kufitar. Në ditën e fundit të tij si ministër i Brendshëm,Sokol Olldashi ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e doganës së përbashkët Muriqan-Sukobinë, së bashku me homologun e tij malazez, Jusuf Kallamperovic

B.V

Muriqani, pike kufitare turistike dhe "tregtare"
e Hene me 16 Mars 2006

Edhe pse eshte nje pike e re per kalimin kufitar krahasuar me simotrat e saj, ajo perseri vleresohet si nje nder me te rendesishmet ne lidhjen mes Shqiperise dhe Malit te Zi. Muriqani, tashme eshte shnderruar ne nje nga pikat kufitare se ciles i duhet te perballoje fluksin me te madh te njerezve.Deri ne vitin 2002, si tregtia ashtu edhe turizmi i shqiptareve ne Malin e Zi, mundesohej vetem nga pika kufitare e Hanit te Hotit. Per te stimuluar turizmin, qeveria e vendit tone ne bashkepunim me ate malazeze, vendosen hapjen e nje pike tjeter kufitare qe do te ishte ajo ne Muriqan te Shkodres.

E nese kufiri i Hanit te Hotit sherben edhe si pike doganore per kalime te ndersjellta tregtare, pika tjeter kufitare midis vendit tone dhe Malit te Zi, e vendosur ne Muriqan, nuk mund te sherbeje si pike doganore, pasi ka funksion vetem turistik. Vlera maksimale e nje malli qe mund te kaloje nga njeri shtet te tjetri nepermjet kesaj pike, eshte vetem 100 euro dhe ky mall duhet te jete domosdoshmerisht per perdorim personal.

Tregtia
Pika kufitare e Muriqanit eshte e vendosur ne nje pozicion te tille gjeografik, qe mundeson lehtesisht kontakte te cfaredoshme midis dy shteteve. Per ta shkurtuar rrugen automobilistike, si dhe per t'iu shmangur taksave doganore, shume tregtare shkodrane, si dhe malazeze, kryesisht ulqinake, i drejtohen kesaj pike kufitare. Mallrat qe kalojne ne kete pike drejt Malit te Zi jane me teper te profilit bujqesor. Ne te shumten e rasteve, transporti i prodhimeve bujqesore behet me autovetura ose furgone te vegjel. Pikerisht ketu lind edhe mundesia e kufitareve tane dhe te shtetit fqinj per abuzime, sepse pika kufitare e Muriqanit eshte e zhveshur nga kompetencat per te funksionuar si dogane. Mali i Zi eshte nje vend malor bregdetar, dhe si i tille zoteron nje klime te pershtatshme per kultivimin e agrumeve.

Followers